Miley dhe Elsa bëjnë tatuazhe që përputhen (FOTO) NULL NULL 01.05.2016 19:30 01.05.2016 19:30 Miley Cyrus dhe Elsa Pataky kanë treguar se ato janë mikeshat më të mira duke shtuar në koleksionet e tyre tatuazhe që përputhen me njëra-tjetrën. Artistja që i bëri tatuazhet, Lauren Winzer, ndau punën e saj në llogarinë Instagram, transmeton Klan Kosova. Ky është tatuazhi i dytë për këngëtaren e “Wreckin Ball”. Ndërkohë, Miley po bëhet shumë e afërt me modelen dhe aktoren Elsa, e cila është e martuar me Chris Hemsworth – kohët e fundit, duke nxitur thashetheme se është kthyer me ish-të fejuarin e saj Liam Hemsworth. Miley më parë ka lënë të kuptohet se ajo dhe ylli i “Hunger Games” Liam, janë kthyer përsëri duke ndarë një fotografi me unazë të martesës të cilën aktori ia dha asaj në vitin 2012. Cyrus dhe Hemsworth u takuan gjatë xhirimeve të filmit të tyre “The Last Song” në vitin 2010. View this post on Instagram Stoked to do these little matching custom waves @kellyslater drew up for @mileycyrus @kalanimiller @elsapatakyconfidential @aprilmun 🏄🏽💖👼🏼🌈 A post shared by Lauren Winzer (@laurenwinzer) on Apr 30, 2016 at 7:53am PDT *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.