Milani shumë i fortë për Shkëndinë – ndeshja përfundon 6-0 (VIDEO) NULL NULL 17.08.2017 22:53 17.08.2017 22:53 Klubi tetovar Shkëndija është mposhtur me rezultat të thellë 6-0 nga gjiganti italian Milan, në ndeshjen e parë të vlefshme për Europa Ligë, njofton Klan Kosova. Milan e ka dominuar totalisht Shkëndinë, duke kaluar në epërsi qysh në minutat e parë të takimit. Golin e parë e shënoi Andre Silva në minutën e 13 dhe vetëm në minutën e 25 epërsinë e dyfishoi Riccardo Montolivo. Pa kaluar tre minuta nga goli i dytë, Andre Silva shënoi edhe njëherë duke vendosur rezultatin e pjesës së parë. Edhe pjesa e dytë filloi njëjtë si e para me dominimin e Milanit. Në minutën e 67 shënoi për 4-0, Fabio Borini, ndërsa golin e pestë vetëm një minutë më vonë e realizoi Luca Antonelli. Montolivo nuk u mjaftua me një gol dhe preku rrjetën me top edhe njëherë në minutën e 85 të takimit, për të shënuar rezultatin përfundimtar Milani vs Shkëndija 6-0. https://www.youtube.com/watch?v=7xVX2hOKq34 https://www.youtube.com/watch?v=HVgvs8smlmE https://www.youtube.com/watch?v=ph5iQmLhg18 https://www.youtube.com/watch?v=AEHxXjRExD8 https://www.youtube.com/watch?v=MBfRHkYB3CA https://www.youtube.com/watch?v=VPH2BnWUG3E klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.