Milan kërkon sulmesin e Barcelona NULL NULL 12.10.2017 23:00 12.10.2017 23:00 Gjiganti italian është shumë i interesuar që ta kthejë në San Siro anësorin e katalunasve, që nuk arritur të ketë impakt që këtë edicion në Camp Nou Milan është duke u bërë gati një ofertë për huazimin e anësorit të Barcelona, Gerard Deulofeu, për herë të dytë, qysh në janar. Deulofeu kaloi pjesën e dytë të sezonit të shkuar si huazim tek Milan nga Everton, para se Barcelona të shfrytëzonte të drejtën për riblerje të 23 vjeçarit. Megjithatë ai ka dështuar të përmbushë pritshmëritë që nga kthimi i tij në Camp Nou, dhe megjithëse Barca do të donte ta kishte deri në fund të sezonit, lojtari do më shumë minuta lojë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.