Milan fiton me zor NULL NULL 04.12.2016 14:50 04.12.2016 14:50 Milani ka fituar me shumë vështirës në minutat e fundit ndaj Crotones, duke shpëtuar ndaj një rezultati që do të ishte befasues këtë fundjavë në Serinë A. Shpëtimtari i kuqezinjve është Lapadula, i cili shënoi golin e fitores katër minuta nga fundi i ndeshjes. Kuqezinjtë e nisën keq ndeshjen teksa u gjendën në disavantazh që në minutën e 26-të me Falcinellin, që befasoi vendasit. Skuadra e Montellës reagon duke shënuar golin e barazimit me Pasilic ne minutën e 41-të. Milani ka mundësinë për të kaluar në avantazh në të 53-tën nga pika e bardhë por Niang nuk arrin të mposhtë portierin Cordez që bën një pritje të bukur. Në fundin e ndeshjes Lapadula shënon golin e fitores duke i dhuruar 3 pikët që e mbajnë 4 pikë larg Juventusit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.