17:58, 13 Qershor 2018

Milan e ka ofruar portierin e vet, Gianluigi Donnarumma, në këmbim të sulmuesit të Chelsea-s, Alvaro Morata, pohon Corriere dello Sport.

Portieri 19 vjeçar pritet të largohet nga klubi milanez këtë verë, por me çmimin prej 70 milionë eurosh që ia ka vënë klubi nga Serie A, asnjë ofertë nuk ka ardhur në adresë të tyre.

Ndërkaq tani që Chelsea është në rrezik ta humbë Thibaut Courtouis, Milan po shpreson që ata mund ta bëjnë një shkëmbim të tillë, me synim që ta përforcojnë sulmin e tyre.

Interesante