18:32, 17 Korrik 2017

Milaim Zeka, deputet i zgjedhur i Nisma për Kosovën, ka thënë se nëse i nominuari i tyre Ramush Haradinaj, dështon në formimin e Qeverisë, do ta votonte Avdullah Hotin për kryeministër e jo Albin Kurtin.

Në Info Magazine të Klan Kosova, Zeka tha se Albin Kurti dhe një pjesë e VV-së janë fuqizuar përmes mashtrimit patriotik, duke folur për bashkimin kombëtar gjë që sipas tij ka qenë përrallë.

”Unë do e votojë Qeverinë Haradinaj, por nëse ai nuk arrin ta bëjë qeverinë unë i uroj sukses LDK –së e Vetëvendosjes. Nuk duhet të ketë mentalitet taleban këtu”.

”Nëse Hoti do të ishte kandidat për kryeministër, unë do e votoja. Kurtin nuk do e votoja sepse Albin Kurti dhe një pjesë e VV-së kanë ardhë në fuqi përmes mashtrimit patriotik, kanë fol për bashkimin kombëtar që ka qenë prrallë”.

”Kanë fol për shamitë në shkolla, kanë fol për mbrojtje nga islamofobia e tani po shihet cerkuzi i tyre ku kanë filluar me peticion për ndërtimin e xhamisë. Lojrat e tyre nuk më pëlqejnë e prandaj nuk e votojë Albin Kurtin”.

”Albin Kurti thotë se me LDK-në bën, me PDK-në sban. Të njëjtat gjykime i ka pas edhe për LDK-në. Që të dyja do duhej të shkonin në Opozitë”.

Interesante