Mijëra pushues drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë NULL NULL 22.07.2018 14:27 22.07.2018 14:27 Mijëra pushues nga rajoni i janë drejtuar bregdetit të Shqipërisë për të kaluar fundjavën ose pushimet verore. Bëhet e ditur se numri më i lartë i shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës ka qenë nga Kosova por ka pasur edhe nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 25 mijë persona. Vetëm në orët e para të ditës së diel në Morinë kanë kaluar rreth 19 mijë persona. Të dhënat nga pika doganore flasin për rreth 6 mijë automjete, shkruan Top Channel. Për të përballuar situatën dhe evituar krijimin e radhëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, uniformat blu të Policisë Kufitare kanë punuar me tetë sportele për të përpunuar sa më shpejt dokumentacionin e personave dhe automjeteve duke krijuar kushte optimale për kalimin e lirë dhe pa vonesa të kufirit. Fluksi i lëvizjes është ndjerë përgjatë gjithë Rrugës së Kombit e cila nga 1 Korriku e në vijim monitorohet me patrulla të përbashkëta të policisë së dy vendeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.