8:42, 14 Nëntor 2017

Mijëra Iranian kanë kaluar natën e dytë pa kulm mbi kokë në temperatura të ftohta pas tërmetit që goditi pjesën perëndimorë të këtij vendi.

Qeveria është duke u munduar që të dërgoj ndihmë në vendet më të prekura nga ky termet në provincën Kermanshah, ku qindra shtëpi janë shkatërruar.

Më shumë se 430 persona kanë mbetur të vdekur përderisa 7,000 të tjerë të lënduar, pasi tërmeti goditi zonën e Iranit në afërsi te kufirit me Irakun ditën e diel.

Irani e ka deklaruar të martën ditë zie, ndërsa presidenti Hassan Rouhani pritet të vizitoj regjionin e prekur nga ky termet./klankosova.tv/

Interesante