Mijëra persona kërkojnë drejtësi për gazetaren e Maltës NULL NULL 22.10.2017 20:56 22.10.2017 20:56 Mijëra njerëz janë tubuar në Maltë duke kërkuar drejtësi pas vdekjes së gazetares hetuese Daphne Caruana Galizia. Caruana Galizia ndërroi jetë në një sulm me bombë në makinën e saj ditën hënë. Ajo ishte e njohur për shkrimet në blogun e saj ku akuzonte politikanë të lartë për korrupsion. Disa politikanë siç është kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, nuk qëndruan në protestë, meqë siç ka deklaruar ai, familja e saj nuk e dëshironte aty. Edhe lideri i opozitës, Adrian Delia, qëndroi larg protestës dhe tha se nuk dëshironte të “nxisë kundërshti”. Këta të dy ishin përmendur shumë herë nga Caruana Galizia, në raportimet e saj që lidhen me korrupsion pas publikimit të skandalit me Panama Papers. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 4 minuta më parë
Kosova Haxhiu takohet me homologen e saj austriake, Kosovës i premtohet mbështetje në anëtarësimin në KiE 9 minuta më parë