23:39, 19 Prill 2017

Për Mihrije Brahën duket se koha nuk po lë gjurmë.

Ajo gjithmonë duket shumë në formë dhe super seksi duke sfiduar kështu edhe vitet që mban  mbi supe.

Këngëtarja e shumë hiteve edhe këtë herë ka treguar se përpos linjave trupore për lakmi ajo është edhe shumë aktive në skenën muzikore, njofton Klan Kosova.

Braha ka publikuar videoklipin e saj më të ri që mban titullin “Si cigaren e fundit më fike”.

Në këtë videoklip ajo paraqitet shumë seksi dhe me pamje shumë rinore, gjë që më nuk është risi për të.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është përkujdesur Kreshnik Avdiu.

Më poshtë shiheni videoklipin:

 

 

 

 

Interesante