Mignolet: S’duhet t’i frikësohemi Cityt NULL NULL 28.01.2016 15:45 28.01.2016 15:45 Gardiani i Reds ka thënë se bashkëlojtarët e tij duhet të fokusohen tek vetja dhe jo tek kualiteti i rivalëve. Simon Mignolet ka thënë se Liverpooli nuk duhet të frikësohet nga Manchester City në finalen e League Cup muajin tjetër. Pasi skuadrat mposhtën kundërshtarët e tyre, Stoke City gjegjësisht Everton, do të përballen në finalen e kupës në Ëembley më 28 shkurt. Por Mignolet, që ishte shumë i rëndësishëm për arritjen e skuadrës në finale, mendon se Liverpooli nuk duhet të fokusohet në forcën e Cityt. “Duhet të shikojmë punën tonë dhe të bëhemi gati siç duhet”. “E dimë që Manchester City ka skuadër të fortë me shumë individë të fortë, por ne jemi në formë të mirë”. “Finalet janë gjithmonë të vështira dhe duhet të jemi vazhdimisht të fokusuar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.