Microsoft zbulon XBOX me konzolën më të fuqishme NULL NULL 06.04.2017 18:38 06.04.2017 18:38 Microsoft ka zbuluar detajet e projektit të tij shumë të përfolur “Project Scorpio”. XBOX-i misterioz duket të jetë një nga lojërat më të fuqishme të bëra ndonëjherë, sipas specifikave të publikuara nga kompania, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Shumë informata tjera pritet të dalin në muajt në vijim, por specifikat që tashmë kanë dalur e bëjnë këtë konsolën më të fuqishme në treg, duke i tejkaluar rivalët më të afërt, Play Station 4 Pro. Megjithatë, Microsoft nuk e shfaqi dizajnin e konsolës së re dhe nuk tregoi se çfarë lojë do të mund të luhet në këtë model më të ri të XBOX. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.