10:02, 19 Mars 2017

Në një deklaratë të veçuar nga ajo e grupit të tij Rolling Stones, vokalisti Mick Jagger ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e Chuck Berryt.

Ai poashtu ka dhënë falënderimet e tij të përzemërta për yllin e rokenrollit, njofton Klan Kosova.

“Jam shumë i pikëlluar që dëgjoj për vdekjen e Chuck Berryt. Dua ta falënderoj për tërë muzikën frymëzuese që ai na e dha. Ai i ndriti vitet tona të adoleshencës, dhe u dha jetë ëndrrave tona të të qenit muzicientë dhe performues. Tekstet e tij, mbi të gjitha, hodhën një dritë të çuditshme mbi ëndrrën amerikane. Chuck, ti ishte i mrekullueshëm, dhe muzika jote është e gdhendur përgjithmonë në ne.”, shkruante në deklaratën e tij.

Interesante