11:12, 17 Maj 2018

Universiteti i Michigan State ka arritur një marrëveshje 500 milionë dollarëshe, me gratë dhe vajzat te cilat ishin ngacmuar seksualisht nga mjeku i ekipit, Larry Nassar, i cili u dënua në janar të këtij viti për disa krime seksuale.

Michigan State dhe avokatët e 332 viktimave kanë bërë të ditur arritjen e kësaj marrëveshje ditën e mërkurë.

Avokati James White ka bërë të ditur se 425 milionë dollarë do të paguhen tani ndërsa 75 milionë të tjera do të mbahen në rezerva.

“Nuk besoj që viktimat do të ndjehen sërish siç ishin më parë, megjithatë ky është një hap në drejtimin e duhur”.

Ende nuk është bërë e ditur se sa para do të marrë secila viktimë dhe mënyra se si do të paguajë Michigan State.

Interesante