12:00, 12 Tetor 2018

Michelle Williams dhe dashuria e saj duket se janë më të lumtur se kurrë.

Aktorja 38 vjeçare e Venom dhe bashkëshorti i saj i ri, 40 vjeçari Phil Elverum janë parë duke u puthur në Brooklyn, ku të dy jetojnë tani me vajzat e tyre nga lidhjet e mëparshme.

Williams dhe Elverum ishin veshur të dy me ngjyrë të kuqe derisa po shëtisnin qenin e tyre, transmeton Klan Kosova.

Aktorja kishte treguar për Vanity Fair në muajin korrik se ajo ishte martuar me Elverum në një ceremoni martesore sekrete në Adirondacks, ku vajzat e tyre ishin të pranishme.

Çifti është përballur me humbjen e partnerëve të tyre.

Williams e ka vajzën Matilda me të ndjerin Heath Ledger derisa ish-frontmeni i Microphones ka vajzën Agathe me të ndjerën ilustratoren Geneviève Castrée.

Ledger ka vdekur në moshën 28 vjeçare në muajin janar të vitit 2018 nga ataku kardiak derisa bashkëshortja e parë e producentit muzikor, Castrée, ka vdekur në moshën 35 vjeçare, në muajin qershor të vitit 2016, nga kanceri pankreatik.

“Unë kurrë nuk kam hequr dorë nga dashuria. Unë gjithmonë i them Matildas se babai i saj më ka dashur para të gjithëve, para se të mendonin se isha e talentuar, e bukur ose kisha rroba të bukura”, kishte thënë Williams në një intervistë për Vanity Fair.