Michelle dedikim prekës për Presidentin Obama NULL NULL 19.01.2017 17:45 19.01.2017 17:45 Jemi mësuar që Presidentin aktual të SHBA-së, Barack Obaman ta dëgjojmë çdo herë me fjalë admiruese ndaj bashkëshortes së tij Michelle. Por teksa mandati i Presidentit Obama po përfundon, është Zonja e parë aktuale e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, ajo e cila është shprehur tejet falënderuese ndaj bashkëshortit të saj për gjithë kohën që kanë ndarë së bashku, njofton Klan Kosova. Në një status të publikuar në rrjetin social Twitter, saktësisht në llogarinë e profilit First Lady është parë një mesazh tejet prekës që Michelle i’a dedikon Obamas. ‘’Të jem Zonja jote e parë, ishte nderi më i madh gjatë jetës sime. Nga thellësia e zemrës time të falënderoj’’ është shprehur Michelle duke iu referuar bashkëshortit të saj, Presidentit në largim Barack Obamas, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident mes dy veturave në Kërçovë, vdesin tre persona e katër të tjerë lëndohen 6 minuta më parë
Kosova Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë 9 minuta më parë
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 45 minuta më parë