Michael Buble rikthehet në skenë pas dy vjetësh NULL NULL 16.07.2018 15:00 16.07.2018 15:00 Michael Buble bëri një rikthim emocional në skenë gjatë të premtes mbrëma në Londër, pas shërimit të djalit të tij nga kanceri. Këngëtari i hitit “Home” ka impresionuar turmën me një performancë të rikthimit – dy vjet pasi djali i tij katërvjeçar Noah ishte diagnostifikuar me kancer të mëlçisë. 42 vjeçari Buble është rrëfyer para turmës duke e pranuar se kishte frikë të këndonte sërish pasi ishte larguar nga skena për një kohë goxha të gjatë. “Kanë kaluar dy vjet prej kur kam qenë në skenë dhe sikur çdo njeri tjetër natyrisht se jam shqetësuar se ajo çfarë unë kisha, mund të mos ishte më. Por pas dy këngësh, po ndjehem shumë më mirë, edhe se dikur”, ka thënë ai shumë i emocionuar, transmeton Klan Kosova. View this post on Instagram I love how @michaelbuble drops the mic and gives away his jacket in the pouring rain 👍🤴 @BSTHydePark #bsthydepark #michaelbuble #concert #video #clip #london #elvis #festival #park #stage #mic #micdrop #love #life #like #rain #band #finale #video #clip #stage #crowd #jacket #catwalk #runway #band #swing #canadian A post shared by The London Whisperer (@londonwhisperer) on Jul 14, 2018 at 12:12am PDT Më vonë, Buble ka falenderuar të gjithë fansat që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë në jetën e tij. “Nuk ka fjalë për të treguar se sa shumë dashuri, mirënjohje dhe respekt kemi unë dhe familja ime për gjithë dashurinë, lutjet dhe mbështetjen tuaj. Dua t’iu falenderoj jo vetëm për sonte por për secilën natë, për gjithçka që keni bërë për mua”. “Secili nga ju ka bërë një diferencë të madhe në jetën time”, ka thënë këngëtari i përlotur. View this post on Instagram A very wet @michaelbuble expresses deep gratitude and how he had moments where he thought he might never come back ❤️ @BSTHydePark #BSTHydePark #michaelbuble #buble #london #concert #festival #rain #crymeariver #stage #mic #artist #singer #band #swing #song #emotion #love #life #like #park #music #wet A post shared by The London Whisperer (@londonwhisperer) on Jul 13, 2018 at 4:09pm PDT Buble në këtë koncert këndoi disa nga hitet e tij më të njohura si “Feeling Good,” “Just Haven’t Met You Yet” dhe “Home” – madje edhe shpalosi pak nga albumi i tij i ardhshëm. Michael Buble dhe Lusiana Lopilato që kanë dy djem Noah (4) dhe Elias (2) do të bëhen prindër edhe të një vajze së shpejti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.