MI investon mbi 300 mijë euro për infrastrukturën rrugore të Pejës NULL NULL 15.08.2018 14:22 15.08.2018 14:22 Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dhe nënkryetari i Pejës Shkumbin Gashi kanë firmosur memorandum për financimin e projekteve infrastrukturore në Pejë në vlerë të mbi 315 mijë eurove. Me këtë rast, u përditësuan edhe marrëveshjet paraprake nga vitet paraprake, 2016 dhe 2017, me të cilat garantohen mjetet financiare për projektet të cilat janë në realizim e sipër. Disa nga projektet që MI ka planifikuar t`i realizojë gjatë këtij viti në Pejë: Asfaltimi i rrugës Bogë-Shkrel-Koshutan-Molika e Sakut, asfaltimi i rrugës Maja e Zezë-Peklen-Shtypeq i Vogël-Varri i Sykut, asaj në Drelaj-Llutov-Pepaj, Gllaviqicë-Vragoc si dhe ndërtimi i rrugës Novosellë-Lipë. Kadriu dhe Gashi gjithashtu biseduan edhe për problemet dhe vështirësitë e përgjithshme rrugore të Pejës, si dhe shqyrtuan edhe zgjdhjet e mundshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024