20:34, 12 Gusht 2017

Fshatin Metergofc, u përmend shumë dy ditët e fundit, pasi aty u arrestuan 11 rusë e serbë që hynë në territorin e Kosovës ilegalisht.

Por, banorët e këtij lokacioni në komunën e Podujevës, pos kalimeve ilegale të kufirit, problem e kanë edhe rrugën e pashtruar.

Kjo po u sjellë atyre telashe si në verë ashtu edhe në dimër.

 Sipas përfaqësuesit të Metregofcit, mungesa e rrugës së asfaltuar bëri që shumë familje ta braktisin fshatin.

E largimi i banorëve dhe rruga e pashtruar solli edhe mbylljen e shkollës së Metergofcit.

Ankesa për këtë çështje kanë edhe serbët që jetojnë aty, teksa thonë se jeta do tu ndryshonte për së miri nëse rruga do të rregullohej.

 Kronikë nga Dafina Legeni-Krasniqi.

 

Interesante