17:00, 9 Nëntor 2018

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka zhvilluar sot një takim edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

“Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Më herët eurodeputeti ishte shprehur se në dijeninë e tij Sandër Lleshi ishte një kandidaturë e përshtatshme për Ministër i Brendshëm.