16:36, 12 Tetor 2017

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare në Kosovë është pritur nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot, në zyret tona, pritëm Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Në takim diskutuam për situatën politike në të cilën po kalon Republika e Kosovës dhe kombi shqiptar në përgjithësi”

“. Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe njëjtësimin e politikave, si në rrafshin brendakombëtar, po ashtu edhe në politikën e jashtme; në funksion të faktorizimit, zhvillimit e sovranizimit tonë të përbashkët. Presidenti Meta uroi Lëvizjen VETËVENDOSJE! për rezultatin e saj në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Kreu i shtetit shqiptar gjatë vizitës dyditore në Kosovë është takuar edhe me homologun e tij, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryekuvendarin Kadri Veseli si dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, transmeton Klan Kosova.

Interesante