Meta takohet me homologun slloven NULL NULL 23.11.2017 08:54 23.11.2017 08:54 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar në Lubjanë me homologun e tij slloven Borut Pahor. Meta e uroi edhe njëherë për rizgjedhjen e tij si dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Presidenti Pahor dhe Sllovenia i kanë dhënë Shqipërisë jo vetëm në planin dypalësh, por edhe në kuadrin e procesit të integrimit europian për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan progresin dhe zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, si dhe ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e një harmonizimi e koordinimi më të mirë të qëndrimeve e veprimeve nga vendet e rajonit. Ata vlerësuan rolin e rëndësishëm që mund të luajë në këtë drejtim nisma e Procesit të Brdo-Brijunit, si dhe për ruajtjen e fokusit nga ana e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vijimin me hapa konkretë të procesit të zgjerimit, shkruan Top Channel. Meta shprehu gjithashtu besimin se mbështetja e Sllovenisë për çeljen së shpejti të negociatave të anëtarësimit në BE do të jetë domethënëse dhe do të inkurajonte vijimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve dhe standardeve të nevojshme. Presidenti Meta e ftoi Presidenti Pahor për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u prit me kënaqësi dhe që pritet të realizohet në muajt në vijim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 19 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë