Meta me Kryeministrin belg: Me rëndësi vendimmarrja pozitive nga Këshilli për hapjen e negociatave NULL NULL 23.04.2018 19:30 23.04.2018 19:30 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë Kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Charles Michel. Pasi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë. Në vijim të rekomandimit të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e vendimmarrjes pozitive nga Këshilli edhe në aspektin e strategjik për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Meta shprehu angazhimin për progres të mëtejshëm në reformat për pesë prioritetet kyçe, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Gjithashtu ai vlerësoi intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, shkruan syri.net, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.