16:31, 19 Maj 2017

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë,  Ilir Meta tha se sot vendi ka një qeveri besimi dhe se zgjedhjet nuk i garanton marrëveshja, por të gjitha forcat politike që marrin pjesë.

“Së pari dua tu siguroj se LSI është sjellë në mënyrën më të përgjegjshme për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj krize, dhe ka qënë forca e parë që ka insistuar për dialog dhe ka qënë e gatshme përe të kontribuar për zgjidhje politilke. Tani e kemi qeverinë e besimit, kështu që LSI ka qënë e gatshme për t’i dhënë të gjitha ministrisë, sepse e dini që LSI e ka fuqinë te rinia nuk e ka te minstrisë”, tha Meta.

Meta tha se LSI-ja do të jetë forcë e parë. “Jam i bindur që LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet që po vijnë, ka qenë forca më konstruktive më e interesuar për zgjedhje demokratike dhe më e gatshmja për të sakrifikuar çdo lloj pushteti për hir të standardeve të zgjedhjeve”, tha Meta.

Meta tha se nuk ka pasur arsye për tu konsultuar me askënd nga LSI mbi marrëveshjen. “Nuk ka pasur asnjë arsye për tu konsultuar me askënd nga LSI. Fati i madh që vendi nuk ra në fund të greminës, po nuk është më as buzë greminës, tashmë dhe demokracia ka hyrë n bulevard, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë”, vijoi ai.

Ai bëri të ditur se seanca do të mblidhet në momentin që do të jenë të gati të gjitha proceduar për zbatimin e kësaj marrëveshje. Kreu i Kuvendit theksoi se tashmë të gjithë do të jenë të qetë sepse ka “garë, demokraci dhe pa dyshim surpriza”.

“Zgjedhjet nuk i garanton marrëveshja, të gjitha forcat politike që do të marrin pjesë në proces. Ne nuk do donim fare krizë, po një marrëveshje të ishte bërë muaj më parë, t’ia kishim kursyer vendit këtë situatë të pakëndshme, këtë mungesë qetësie dhe pasigurie, dhe mungesë përgjegjshmërie për fat të keq, po për fat të mirë bulevardi tashmë është i qetë dhe i hapur”, u shpreh Meta.

/ Top Channel

Interesante