Meta flet për herë të fundit si kreu i LSI: Të bëjmë Petrit Vasilin kryeministër NULL NULL 30.04.2017 12:19 30.04.2017 12:19 Gjatë fjalës në Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI, Ilir Meta tha se LSI do të jetë një forcë e rëndësishme dhe do ia dalë me të gjithë lidershipin e fortë që ka. “Me Petrit Vasilin në krye, LSI do të njohë vetëm rritje. T’i japim shans Vasilit të jetë njësh i LSI, me përkrahjen tuaj mund të bëhet edhe njësh i Qeverisë. Bëj shaka, ju e zgjidhni vetë kë doni kryeministër”, u shpreh Meta. Ndërkaq, kreu ende në detyrë i LSI ka njoftuar Komitetin Drejtues Kombëtar të partisë edhe për Konventën që është parashikuar të mbahet të mërkurën. Në deklaratën e një dite më parë, Meta theksoi se LSI do të njohë rritje të mëtejshme. “Nuk dëshiroj të hyj në komente të tilla, por nuk jam aspak dakord me disa titra që lexova të Kryetarit të ardhshëm të LSIsë z. Vasili, i cili thoshte se me apo pa Metën, LSIja do të jetë një forcë e qëndrueshme. Unë jam i sigurt se LSIja do të njohë rritje dhe kam garanci, sidomos te kjo listë që lexova, te të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, shkruan Panorama. “Angazhimi im në politikë ka qenë gjithnjë në mbështetje të të rinjve dhe të rejave. Ata janë shpresa më e madhe që politika jonë të mos zhytet në një konflikt dhe egoizëm të tillë që mund të krijojë pasiguri për të gjithë qytetarët shqiptarë në një mënyrë të pamerituar. Nesër Kryesia e LSIsë vendosi të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LSIsë ku do të merren disa vendime të rëndësishme për drejtimin e LSIsë dhe ku unë i kam kërkuar dhe do t’i kërkoj KDKsë dhe Konventës Kombëtare që Kryetarja apo Kryetari i LRIsë në statut të jetë gjithmonë Nënkryetar i LRIsë. Ditën e mërkurë do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSIsë në mënyrë që të zgjedhë Kryetarin e ri dhe Zv.Kryetarin e ri”, u shpreh Meta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 2 minuta më parë
Kosova Votuesit jashtë vendit për zgjedhjet e 21 prillit, mund të regjistrohen deri më 3 prill 11 minuta më parë
Kosova Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët 30 minuta më parë