Meta flet nga Maqedonia për raportin me Ramën NULL NULL 21.11.2017 21:50 21.11.2017 21:50 Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta theksoi se raportet që ka me Edi Ramën nuk kanë asnjë ndikim tek sjellja e tij si kryetar i Republikës së Shqipërisë. Sipas Metës, nga 24 korriku, kur mori detyrën e presidentit, partia e tij është vetëm kushtetuta e Shqipërisë. “Raportet midis politikë me njëri-tjetrin kanë zero ndikim tek sjelljet tek sjelljet dhe veprimet e mia si president. Nga 24 korriku unë kam vetëm një parti që është kushtetuta e Shqipërisë dhe nuk më intereson asgjë që ka lidhje me të kaluarën time apo me raportet në të kaluarën me cilin do. Një nga arsyet që u zgjodha si president ishte se nuk kishte kandidat më të mirë për të përfaqësuar opozitën.” – u shpreh Meta në një intervistë për emisionin “200”, i pyetur për raportin e tij me Ramën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident mes dy veturave në Kërçovë, vdesin tre persona e katër të tjerë lëndohen 3 minuta më parë
Kosova Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë 6 minuta më parë
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 42 minuta më parë