Meta dekreton Ramën ministër për Europën dhe Punët e Jashtme NULL NULL 18.01.2019 11:11 18.01.2019 11:11 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte kryeministrin Edi Rama, për të pasuar në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatin. Kandidatura e kryeministrit iu dërgua kreut të Shtetit pas refuzimit që ky i fundit i bëri propozimit të kryeministrit Rama, Gent Cakaj, për postin e kryediplomatit të Shqipërisë. Rama e gjeti këtë si një zgjidhje të përkohshme, derisa të ngrihet Gjykata e re Kushtetuese, që do të zgjidhë ngërçin mes Kryeministrisë dhe Presidencës. Njëkohësisht,Meta ka dekretuar edhe shkarkimin nga detyra të ish-ministrit Bushati, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Propozimi i ri për emërimin e kryeministrit edhe në funksionin e ministrit të Jashtëm shkoi në tryezën e presidentit më 14 janar. “Emërimi i kryeministrit edhe në detyrën e ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestar të dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin, që ushtrimi i detyrës së ministrit nga Kryeministri është një veprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive, pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për shtyp nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kandidatura e kryeministrit iu dërgua kreut të Shtetit pas refuzimit që ky i fundit i bëri propozimit të kryeministrit Rama, Gent Cakaj, për postin e kryediplomatit të Shqipërisë. Rama e gjeti këtë si një zgjidhje të përkohshme, derisa të ngrihet Gjykata e re Kushtetuese, që do të zgjidhë ngërçin mes Kryeministrisë dhe Presidencës. Njëkohësisht,Meta ka dekretuar edhe shkarkimin nga detyra të ish-ministrit Bushati, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Propozimi i ri për emërimin e kryeministrit edhe në funksionin e ministrit të Jashtëm shkoi në tryezën e presidentit më 14 janar. “Emërimi i kryeministrit edhe në detyrën e ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestar të dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin, që ushtrimi i detyrës së ministrit nga Kryeministri është një veprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive, pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për shtyp nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.
Kosova PDK voton Kryesinë e Re, Bedri Hamza merr mbështetje si kandidat për kryeministër 37 sekonda më parë
Kosova Dyshohet se referoi pacientë në klinik private, gjinekologu Sebajdin Gjini e mohon (VIDEO) 38 sekonda më parë
Lajme Kompania e menaxhimit të anijeve shpreh ngushëllime për viktimat pas shembjes së urës në Baltimore 10 minuta më parë