12:44, 21 Prill 2017

Ministria e Diasporës është vizituar nga nxënësit shqiptarë nga Greqia, të shoqëruar nga mësuesit e tyre dhe prindërit, njofton Klan Kosova.

Ata i priti zëvendësministri i Diasporës, Sahit Krasniqi, bashkë me drejtorin e Departamentit të Arsimit në Diasporë, Avdyl Lipoveci, si dhe me përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie.

Zëvendësministri Krasniqi i ka përgëzuar mësuesit për punën vullnetare që bëjnë për ta mbajtur gjallë gjuhën shqipe, me gjithë problemet me të cilat përballen.

Nxënësit e mësimit plotësues të Greqisë, gjatë kësaj vizite studimore janë njoftuar nga afër me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe me gjeografinë e atdheut, duke vizituar qytete të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës.

Gjithashtu, ata vizituan edhe shkolla, ku nga afër panë se si zhvillohet mësimi, si dhe krijuan shoqëri me moshatarët e tyre dhe shkëmbyen përvoja mësimore.

klankosova.tv 

 

Interesante