15:58, 13 Mars 2018

Lionel Messi i ka thënë Barcelonës që nuk e do Marco Verrattin te ky klub, raporton Diario Gol, përcjell Klan Kosova.

Përfaqësuesi i Italisë është lidhur me një transferim në Camp Nou në të kaluarën, pasi që shihej si zëvendësim i Xavi Hernandez-it dhe Andres Iniestës.

Megjithatë, Messi e ka bërë të qartë që nuk e do këtë mesfushor te klubi katalunas, sidomos pas eliminimit të ekipit të tij, Paris Saint-Germain, nga Real Madridi.

Sidoqoftë, Verratti mund të përfundojë në Spanjë gjithsesi, pasi që bazuar në këtë raport, vetë Madridi po e kërkon një mesfushor që do ta zinte vendin e Luka Modriqit.

Interesante