Messi pesë herë futbollisti i vitit, DY herë i muajit NULL NULL 12.05.2017 16:14 12.05.2017 16:14 Lionel Messi ka shënuar 51 gola në 49 paraqitje këtë sezonë dhe po ashtu ka 504 gola të realizuar në karrierën e tij për Barcelonën – më së shumti në histori. Befasisht argjentinasi këtë të premte ka marrë trofeun e “Futbollistit të Muajit” për muajin prill në La Liga. Por që kjo është vetëm hera e dytë në karrierën e tij që ai merr këtë çmim, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova. Që nga fillimi i vitit 2013, kanë qenë futbollistët tjerë të Barcelonës dhe Real Madrid që rrallë e kanë marrë këtë trofe. 29 vjeçari në muajin prill ka shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje kampionate. Messi këtë çmim e ka fituar më parë, në janarin e vitit 2016 – hera e parë për të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.