Mësohen emrat e vëllezërve të vrarë në Pejë NULL NULL 22.07.2017 12:16 22.07.2017 12:16 Mbrëmë në fshatin Krushec të Pejës, janë gjetur të vrarë dy vëllezër. Siç raporti Klan Kosova më herët ata i përkasin familjes Berisha nga fshati Kosuriq i kësaj komune. Ndërsa tashmë janë bërë të ditur edhe emrat e të vrarëve ata janë Ramiz Berisha dhe Arsim Berisha, njofton Klan Kosova. Klan Kosova mëson se dy vëllezërit e vrarë që janë gjetur mbrëmë dyshohet se janë vëllezërit e dy vëllezërve të tjerë, poashtu të vrarë, 11 vite më parë, në vitin 2006. Ndonëse akoma e pakonfirmuar, dyshohet se këto dy vrasje të rënda kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën. Klan Kosova nuk ka arritur të konfirmojë nëse të dyshuarit e vrasjes të vitit 2006 janë kapur nga Policia. Nërsa Policia në Pejë akoma nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me rastin që ka ndodhë mbrëmë pas mesnatës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 26 sekonda më parë
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 2 orë më parë