Mesazhi përmes gjesteve të njëjta nëpër kultura të ndryshme NULL NULL 16.09.2018 15:02 16.09.2018 15:02 Nëse shkoni të vizitoni një shtet të ri duhet të keni keni kujdes se si përdorni shenjat e duarve pasi ato mund të konceptohen ndryshe. Shenja “OK”, në Australi, SHBA e Kanada nënkupton përmbushjen apo kënaqësinë, teksa në Brazil kuptohet si gjest i pahijshëm. Ndërsa gishtat në fomrë të brirëve në ShBA prezantohet muzika Rock, teksa në Portugali, Spanjë, Itali dhe Kolumbi i bie se gruaja po e tradhton bashkëshortin e vet. Gishtat e bashkuar në Itali nënkuptojnë pyetjen: Çfarë po dëshironi? teksa në Turqi përdoret kur diçka është e bukur, ndërsa në Maroko kur dëshironi qetësi përdorni këtë shenjë. E vetmja shenjë që njihet e njëjtë në tërë botën ëshët gishti i mesëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.