_95170639_d3313b65-f51b-49fc-bc81-00ee0f106c27
15:12, 16 Mars 2017

Ministria indiane e Hekurudhave është duke marrë lëvdata në mediat sociale pasi reaguan pas një mesazhi alarmues që morën në një prej trenave, ku ministria ndërhyri me shpejtësi dhe siguroi qumësht për një foshnje të uritur.

Anaga Nikan, ishte duke udhëtar me tren kur vuri re një nënë të shqetësuar që po kërkonte qumësht për vajzën e saj të vogël.

Nikan i dërgoi një foto në Twitter Ministrisë së Transporteve, ku i kërkonte që të ndihmonte familjen në nevojë.

Në Indi kjo ministri është shumë aktive në Twitter dhe në të shkuarën ka ndihmuar mjaft pasagjerë në telashe.

Disa minuta pas mesazhit për ndihmë, ministria u përgjigj në Twitter duke i kërkuar nënës së shqetësuar që të zbriste në stacionin e radhës, ku e priste qumështi për foshnjen e saj.

Railway Minister @sureshpprabhu take a bow: Konkan Railway delivers milk to a baby after a tweet!

 

Interesante