Mesazhi i KQZ-së në Shqipëri: Të respektohet heshtja zgjedhore NULL NULL 25.06.2017 16:30 25.06.2017 16:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një deklaratë ku ka përçuar tre mesazhe, një për komisionerët, një për klasën politike dhe një tjetër për qytetarët. Vetë kreu i KQZ-së, Klement Zguri doli rreth orës 15:00 dhe mesazhi i parë i tij në deklaratën për mediat ishte për Komisionerët. “U bëj thirrje komisionerëve dhe thirrja ime është e drejtpërdrejtë për ta dhe u kujtoj që ligji elektoral dhe Kodi Zgjedhor parashikon ndëshkime të rënda për çdo person që cenon procesin zgjedhor”, tha ai. Mesazhi i dytë ishte për qytetarët dhe institucionet ligjzbatuese. “Jam këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin incidentet që kanë lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. U bëj thirrje institucioneve që të ndjekin dhe marrin masa për të garantuar proces të lirë, të ndershëm dhe transparent”, deklaroi ai. Mesazhi i fundit i kreut të KQZ-së ishte ai drejtuar klasës politike, ndoshta nisur nga deklarata e ish-kreut të LSI-së Ilir Meta nga Lezha. “Liderët politikë të respektojnë ligjin, përkatësisht nenin 77-të të Kodit Zgjedhor, ku thuhet se heshtja zgjedhore respektohet deri në orën 19:00”, deklaroi ai. Zguri tha se KQZ garanton të gjithë zgjedhësit dhe qytetarët se procesi ndiqet hap pas hapi nga ky institucion në rang vendi. / Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 28 minuta më parë