Merkel shpreh shqetësimin e saj për fatkeqësinë hekurudhore në Gjermani NULL NULL 09.02.2016 17:15 09.02.2016 17:15 Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh e shqetësuar për vdekjen tragjike të 9 pasagjerëve nga fatkeqësia hekurudhore. Kjo ngjarje ndodhi në mëngjesin e së martës, transmeton Klan Kosova. “Unë jam e shokuar dhe tejet e pikëlluar pas aksidentit të rëndë nga përplasja e dy trenëve me pasagjerë, këtë mëngjes në Bad Aibling. Ngushëllimet dhe dashuria ime e pafund shkon sidomos për familjet e nëntë viktimave që humbën jetën’”, u shpreh kancelarja Merkel. E fjalimin e saj kancelarja e përmbylli duke falënderuar ekipet e shpëtimit dhe forcat operacionale për punën e bërë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 9 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 20 minuta më parë