Merkel: Mbrojtja kufitare përfaqëson sfidë për të ardhmen e Evropës NULL NULL 05.05.2016 21:59 05.05.2016 21:59 Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i bëri thirrje liderëve evropianë të mbrojnë kufijtë e jashtëm të BE-së për të shmangur atë që e cilësoi si rrezik kthimin në nacionalizëm. Merkel, e cila zhvilloi një takim me kryeministrin italian Mateo Renzi në Romë, deklaroi se mbrojtja kufitare përfaqëson një sfidë për të ardhmen e Europës, nga Mesdheu deri në Polin e Veriut. Kancelarja paralajmëron se lëvizja e lirë është seriozisht e kërcënuar, mes krizës më të rëndë të emigracionit që ka përfshirë kontinentin e vjetër që prej Luftës së Dytë Botërorë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 18 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 28 minuta më parë