16:50, 12 Tetor 2018

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot pas takimit me kryeministrin slloven Marjan Sharek se ajo është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e keqkuptimeve slloveno-kroate mbi kufirin dhe vlerësoi përpjekjet e Sllovenisë për të mbrojtur kufirin Shengen.

“Gjermania do të mbështesë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen e kufirit”, tha ajo në një konferencë të përbashkët shtypi dhe shtoi se ajo është e gatshme të angazhohet edhe  personalisht, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA, transmeton Klan Kosova.

Sharec theksoi se Sllovenia është e gatshme të flasë vetëm për zbatimin e vendimit të gjykatës së arbitrazhit dhe theksoi se nuk është “vendi i një çështjeje”, duke iu referuar kritikave se politika e jashtme e Sllovenisë reduktohet në një mosmarrëveshje kufitare me Kroacinë.

Ai tha se Sllovenia dëshiron të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në zgjidhjen e të gjitha çështjeve  në BE.

Merkel dhe Sharec diskutuan një sërë çështjesh, duke përfshirë takimin e BE-së javën e ardhshme, Bregzit dhe migracionin, tha agjencia.

Gjykata e Arbitrazhit për mosmarrëveshjen kufitare kroate dhe sllovene kishte  vendosur në fund të qershorit të vitit të kaluar që tri të katërtat e Gjirit të Piranës, i përkasin Sllovenisë, dhe se Sllovenia nëpërmjet ujërave territoriale kroate fiton qasje në det të hapur përmes një korridori prej dy milje e gjysmë nautike.

Gjykata vendosi gjithashtu se kufiri në Istria ndjek lumin Dragon dhe përfundon në mes të kanalit të Sv. Odorika, që do të thotë se Shkodeli, Buzhini dhe Mlini-Shkrile mbesin në Kroaci./klankosova.tv/.