17:00, 13 Gusht 2017

Jeremy Clarkson ka treguar së fundmi se atij i është thënë nga mjekët që ai mund të ishte i vdekur pas luftës kundër pneunomisë.

Prezantuesi ra në fillim të këtij muaji, derisa ishte në ishullin spanjoll të Mallorcas dhe tashmë ka folur për kohën e tij që kaloi në spital në një kolumne në Sunday Times, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se kishte shpenzuar tre netë në shtrat para se një mjek ta dërgonte për më tej në spital.

Atij më pas i është thënë se duhej të pranohej për të paktën një javë, të cilën ai e quajti të pamundur.

Mjeku i kishte thënë: “Nëse nuk bëni ashtu siç them unë, do të vdisni”, tha Clarkson.

Prezantuesi e përshkroi mërzinë e tij gjatë kohës në spital “aq keq sa që mendoja shpesh për vetëvrasje”.

Ai tha: “Unë jam i sigurt se shumë prej jush e keni gjetur veten në spital, duke mos planifikuar të jeni atje”.

“Për mua ishte një përvojë e re, sepse unë isha në një dhomë më asgjë tjetër përveç mure”.

Clarkon tani ka dalë nga spitali, dhe po përballet me dy muaj të rimëkëmbjes.

Interesante