Memli Krasniqi: Ahmetit postimet po ia shkruan Molliqaj NULL NULL 27.07.2017 22:04 27.07.2017 22:04 Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes që kishte thënë se gjenerata e re e PDK-së është ngritur me servilizëm ndaj kryetarit të partisë Kadri Veseli. Ahmeti kishte thënë se kjo gjeneratë është gjeneratë e shpifësve dhe mjegullkrijuesve dhe se të gjithë duan që të bëhen “SHIK-a të vegjël”, ndërsa Krasniqi ka shkruar në Facebook se statusi i Ahmetit ishte shkruar nga ish-sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj. Përplasjet e fundit mes PDK-së dhe VV-së kanë nisur pasi PDK në Prishtinë kishte akuzuar se Vetëvendosje ka punësuar aktivistë të vet në Komunën e Prishtinës. Kjo parti thoshte se udhëheqës i këtij procesi ishte Dardan Molliqaj. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days