20:15, 12 Tetor 2017

Zonja e parë e SHBA-ve Melania si dhe Presidenti Donald Trump, një ditë më parë patën një takim zyrtar me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe gruan e tij Sophie Gregoire.

Takimi u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë por, ajo çka vodhi vëmendje ishte veshja me të cilën Zonja e Parë, Melania zgjodhi të paraqitej atë ditë, transmeton Klan Kosova.

Kostumi që ajo po mbante të veshur ishte i llojit të viteve 80-ta, të markës Ralph Lauren.

47 vjeçarja po mbante të veshur kostumin  e saj me ngjyrë të hirtë që e bënte të dukej bukur në këtë takim ku ishte pjesë edhe zonja e kryeministrit kanadez, Sophie Gregoire, transmeton Klan Kosova.

Zonja e  Presidentit të SHBA-ve, Melania, edhe më parë ishte shfaqur pothuajse me kostum të njëjtë.

Rrobat e ngjashme të saj vërehen në momentin e shtatorit që e lëm pas në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, por të cilat i takojnë markës Calvin Klein, transmeton Klan Kosova.

Interesante