15:30, 13 Mars 2018

Mel B ka nxitur akoma më shumë thashetheme se grupi i njohur, Spice Girls do të rikthehet.

Madje një gjë e tillë pritet të ndodhë në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle.

“Ne kemi nënshkruar me Simon Fuller, menaxherin e dikurshëmn të Spice Girls. Kemi nënshkruar muaj më parë”, ka thënë Brown në tapetin e kuq të një ngjarje.

Megjithatë ylli i muzikës pop nuk ka bërë të ditur nëse grupi i famshëm do të kthehet dhe do të performojë në dasmën e shumë pritur.

“Ne do të perforojmë bashkë këtë vit, po”, ishte komenti i vetëm i saj, transmeton Klan Kosova.

Vajzat ishin ribashkuar me Fuller në muajin shkurt, para se të bënin të ditur se ishte koha e duhur që ato të “eksplorojnë mundësi të reja së bashku”.

“Ne kemi shijuar një pasdite të mrekullueshme duke i kujtuar kohërat e mrekullueshme që i kemi kaluar së bashku. Ne jemi gjithmonë të fascinuara se sa interesim ka në gjithë botën për The Spice Girls. Tani duket se është koha e duhur për të shqyrtuar disa mundësi të reja së bashku Ne të gjitha pajtohemi se ka shumë mundësi emocionuese që nxjerrin në pah thelbin origjinal të The Spice Girls, duke përforcuar mesazhin tonë të fuqizimit të grave për gjeneratat e ardhshme “, kishin thënë ato për ET.

Ky takim ishte i pari i pesë anëtareve të grupit të famshëm qysh nga dhjetori i vitit 2012.

 

 

Interesante