Mejë, kthehen fotografitë e të pagjeturve (VIDEO) NULL NULL 16.11.2018 20:25 16.11.2018 20:25 Takimi me anëtarët e Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut pati sukses për tejkalimin e telasheve në ngritjen e kompleksit memorial në Mejë. Kompania, e cila sipas banorëve kishte bllokuar fotografitë e farmiljarëve të tyre të pagjetur, i ka kthyer ato. Ata, po ashtu, po ankohen se punimet në këto varreza nuk po bëhen si duhet, njofton Klan Kosova. Në Agjencionin për menaxhimin e memorialeve të cilët janë përgjegjës për këtë projekt, u zotuan se fazës së parë të ndërtimit të 376 varrezave do t`i kushtojnë rëndësi të veçantë. Kronikë nga gazetari Flamur Gajtani *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 33 minuta më parë