13:45, 14 Shtator 2017

Ndonëse në të kaluarën janë dënuar dhe censuruar për shkak të lejimit të parullave politike në Camp Nou në netët e Ligës së Kampionëve, Barcelona ka mbrojtur prezencën e tyre në ndeshjen me Juventus të mërkurën mbrëma,  madje e ka mbyllur një sy në atë në të cilin u përmend e drejta për të votuar në referendumin katalunas në një tetor.

Josep Vives, zëdhënës për bordin e drejtorëve, theksoi që liria e shprehjes duhet të ekzistojë në stadium.

“Camp Nou është tempull i lirisë në të cilin anëtarët mund të shprehen lirshëm, për aq gjatë sa bëhet në mënyrë civile dhe duke respektuar të tjerët”, tha Vives për reporterët.

“Prandaj nuk iu vëmë ndalesa”.

Interesante