Megjithatë…Italia ka shpresë për Botërorin Rusi 2018 NULL NULL 24.11.2017 11:21 24.11.2017 11:21 Përfshirja e qeverisë në Federatën e Futbollit të Perusë nënkupton që FIFA mund ta përjashtojë kombëtaren latino amerikane nga Kampionati Botëror Rusia 2018. Kongresistja Paloma Noceda ka propozuar një ligj të ri që do ta vë Federatën e Futbollit nën kontrollin e Institutit të Sportit, kur dihet që FIFA sanksionon përzierjen e shtetit në futboll. Gazeta peruane Libero raporton që nëse ligji i Nocedës kalon, zyrtarët në Zvicër mund të vendosin që ta përjashtojnë Perunë nga të gjitha turnetë e FIFA-s, duke lënë një vend të zbrazët në Russia 2018. Në anën tjetër, shpresat për një vend të lirë i mban katër herë kampioni i botës, Italia, që kishte dështuar të kualifikohej për herë të parë pas 60 vjetës kur u eliminuan nga Suedia në barazh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.