Meek Mill lirohet nga burgu NULL NULL 24.04.2018 22:34 24.04.2018 22:34 Meek Mill u lirua këtë të martë nga burgu. Gjykata supreme e Pensilvanisë mori vendimin për ta lëshuar reperin, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova. “Dua të falënderoj Perëndinë, familjen, miqtë, avokatët dhe ekipin tim në Roc Nation, duke përfshirë Jay-z, Desiree Perez, mikun tim të mirë Miachel Rubin, fansat e mi dhe gjykatën supreme për dashurinë dhe mbështetjen dhe inkurajimin e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha Meek në një deklaratë për TMZ. “Ndërsa pesë muajt e fundit kanë qenë një makth, lutjet, vizitat, thirrjet, letrat dhe tubimet kanë ndihmuar që unë të qëndroj pozitiv”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.