Mediat serbe: Vuçiq në takimin me Hahn refuzoi ultimatumin për Kosovën NULL NULL 04.12.2018 08:39 04.12.2018 08:39 Beograd, 25. septembra 2015.- Evropski komesar za susedsku politiku i prosirenje Johanes Han (L) i premijer Srbije Aleksandar Vucic (D) uvereni su u otvaranje prvih poglavlja u pregovorima o clanstvu u EU pre kraja ove godine.Han je, na zajednickoj konferenciji sa Vucicem, istakao da moze da potvrdi izjavju srpskog premijera da neophodno pomoci zemlje u njihovim stramljenjma ka clanstvu u EU i naveo da je Srbija kljucni regionalni partner Unije. FOTO TANJUG/ NEMANJA JOVANOVIC/ nr Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në takimin dyorësh me Komisionerin Johannes Hahn që e pati të hënën në Beograd refuzoi ultimatumin për palën serbe duhet të bëjë diçka që Prishtina të kthehet në tryezën e bisedimeve. Kështu shkruan gazeta beogradase Blic në numrin e sotëm, transmeton Klan Kosova. “Vuçiq në mënyrë të vendosur ka deklaruar se nuk ka kthim në bisedime deri në vendimin për taksat për mallrat nga Serbia të tërhiqet. Ai tha: “Vetëm atëherë ne mund të flasim”, raporton gazeta. Poashtu thuhet se në takim kreu i shtetit serb ia ka treguar marrëveshjen e Brukselit Hahnit dhe e ka pyetur atë se çfarë saktësisht Serbia në këtë dokument nuk ka përmbushur kur bëhet fjalë për energjinë dhe kur është fjala për të gjitha fushat e tjera, i ka thënë Blicit një burim që kishte detaje të takimit. Në shkrim theksohet se Hahn në takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se taksat janë të papranueshme dhe se “Prishtina do të vuajë pasoja të rënda për shkak të tyre”, transmeton Klan Kosova. Komisioneri tha se ishte shumë i zemëruar që autoritetet kosovare që nuk e respektojnë marrëveshjen dhe se që po bëjnëgjithçka krye në vete, transmeton Klan Kosova. Hahn ka kërkuar dje nga pala kosovare heqjen e taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia. Komisioneri Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, ka konfirmuar gjithashtu në Prishtinë se çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët, nuk do të ndodhë këtë vit por ka përmendur vitin 2020 si datë potenciale të heqjes së regjimit të vizave për Kosovën./klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 16 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 31 minuta më parë