Mediat serbe: Behrami dhe Shaqiri futbollistët më provokues në ndeshjen Serbi – Zvicër (FOTO) NULL NULL 21.06.2018 22:27 21.06.2018 22:27 Tatuazhet e bukura për Kosovën dhe Shqipërinë që posedon futbollisti Valon Behrami duket se po u prishin qejfin tifozëve serbë pasi atë po e shohin si më provokuesin në ndeshjen e kombëtares së Zvicrës e cila pritet të zhvillohet nesër kundër Serbisë. Përveç kësaj janë edhe këpucët e Xherdan Shaqirit ato të cilat po konsiderohen ”provokacija” për Serbinë pasi në to gjendet edhe Flamuri i Kosovës, njofton Klan Kosova. Kështu shkruan Kurir.rs në një artikull të publikuar i cili iu referohet katër shqiptarëve të vetëm të cilët marrin pjesë në Kampionatin Botëror 2018 në Rusi. Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës zhvillohet të premtën e nesërme nga ora 20:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.