20:38, 7 Nëntor 2018

Të paktën 9 autobusë do të nisen sonte nga Athina për në fshatin Bularat të Dropullit, ku nesër do të zhvillohet ceremonia mortore e 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas.

Televizioni grek Ant1 raporton se veç Athinës janë planifikuar të nisen edhe autobusë nga qytete të tjera të vendit. Një pjesë e njerëzve që do të shkojnë në funeral, janë nisur me automjete private.

Policia shqiptare ka marrë masat për të shmangur incidentet e mundshme në Kakavijë apo në Dropull.

Ekstremisti Kostandinos Kacifas u qëllua për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA gjatë mesditës së 28 tetorit./lapsi.al