Mediat e huaja e “ekstradojnë” Haradinajn (FOTO) NULL NULL 27.04.2017 10:55 27.04.2017 10:55 Agjencia ndërkombëtare e lajmeve me bazë në Londër, Reuters, ka raportuar gabimisht se gjykata e Colmarit ka autorizuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton Klan Kosova. Më pas Reuters ka përmirësuar gabimin ku në fund të lajmit të korrigjuar shkroi: ‘”Ky lajm është korrigjuar për të treguar se gjykata e ka refuzuar ekstradimin, nuk e ka autorizuar”. Mirëpo duke u bazuar në lajmin e Retuters kanë gabuar edhe disa media të huaja duke përfshirë edhe Euronews. Gjykata në Colmar e refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimit e kryetari të AAK-së, Ramuash Haradinajt, i cili është arrestuar bazuar në një urdhër arrest të Serbisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 54 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë