Me rozmarinë largoni zbokthin nga flokët NULL NULL 25.04.2018 17:00 25.04.2018 17:00 Çaji i rozmarinës është ideal edhe për rritjen e flokëve. Rozmarina nuk është vetëm stimulim i rritjes së flokëve, por, në të njëjtën kohë, të ndihmon edhe për të zhdukur zbokthin dhe për të pastruar skalpin. Përgatitja e çajit të rozmarinës: Në një filxhan çaji, hidh 1/4 e tij me rozmarinë të tharë. Hidhe masën në një enë me ujë të vluar dhe lëre për disa minuta derisa të ftohet. Kulloje çajin nga gjethet dhe më pas shpëlaji flokët. Mbaji flokët disa minuta me çaj, pastaj shpëlaji me ujë të vakët. Përdore çajin sa herë që lan flokët dhe do të shohësh që zbokthi do të të largohet si me dorë. Një përzierje e çajit të rozmarinës me çajin e sherbelës të ndihmojnë për të stimuluar rritjen, por edhe për të forcuar rrënjët e flokëve. Kombino 1/4 filxhan çaji me sherbelë dhe 1/4 filxhan çaji me rozmarinë. Hidhi masës një filxhan çaji me ujë të vluar dhe lëri të qëndrojnë 10 minuta. Kulloje masën dhe shpëlaji flokët. Kjo masë është shumë efektive për t’u dhënë një nuancë më të errët flokëve kafe apo të zeza. Përveç kësaj, revistaclass shkruan se rozmarina largon zbokthin dhe stimulimin e rritjes së flokëve, ndërsa sherbela do të t’i zbusë edhe më tepër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 7 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 7 orë më parë